Lajme

BE dhe AstraZeneca përfundojnë betejën ligjore, arrijnë marrëveshje për shpërndarje të vaksinave

09/03/2021 12:10
nga:M K

Bashkimi Evropian ka përfunduar mosmarrëveshjen ligjore me kompaninë AstraZeneca, teksa bëhet e ditur se është arritur një marrëveshje për të siguruar shpërndarjen e dozave të mbetura të vaksinës kundër në vendet e BE.

Këtë javë BE arriti pragun prej 70 përqind të vaksinimit të plotë të popullsisë së rritur, por Komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakide, tha se ka dallime të konsiderueshme në normat e vaksinimit midis shteteve anëtare duke shtuar se disponueshmëria e vazhdueshme e vaksinave, përfshirë ato të AstraZeneca, mbetet vendimtare.

AstraZeneca u zotua të japë një total prej 300 milionë doza deri në mars të vitit 2022, shkruan Euronews.

Në prill, BE-ja kishte filluar procedurat ligjore kundër AstraZeneca-s për shkeljen e pretenduar të kontratës në lidhje me shpërndarjen e vaksinës.

AstraZeneca ishte angazhuar të furnizonte 180 milionë doza në BE në tremujorin e dytë të 2021, por u përball me vonesa të shumta në dërgesa.

Gjithashtu kjo vaksinë është miratuar për përdorim në mbi 50 vende.