Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar fuqishëm incidentet në protestat antievropiane të nxitura nga elementet pro ruse në shoqërinë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe incidentin e inskenuar sonte në sheshin Skenderbeu në Shkup.
“Incidenti midis aktivistëve të VMRO-së, LEVICËS dhe Aleancës nuk ka se si mos të konsiderohet i paramenduar dhe i planifikuar nga ky koalicion pasi që protagonistë ishin pikërisht këto tre parti dhe përkrahësit e tyre.
Personi që sulmoi partnerët e koalicionit sonte, dje bënte fushatë bashkë me të vëllain për VMRO DPMNE-në, ndërsa sot është funksionar i VMRO-së, drejtor i Higjienës Komunale në Shkup.
BDI fton për gjakftohtësi dhe mosnxitje të incidenteve ndëretnike dhe dhunës në protesta.
Forcat antieuropiane nuk do të ngadhënjejnë sepse vendi ynë është në NATO dhe qytetarët e duan Evropën”, thuhet në komunikatën për shtyp të BDI-së.


