Sporti

Detajet e kontratës së re të Diogo Jota me Liverpool

08/02/2022 17:02
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Liverpoolit, Diogo Jota, ka nënshkruar kontratën e re me “The Reds”, me kohëzgjatje deri në vitin 2027.

Jota është shpërblyer për formën e tij të shkëlqyer që ta shfaqur që kur iu bashkua Liverpoolit nga Ëolves në vitin 2020. Ai u bashkohet emra të tjerë të rëndësishëm si Mo Salah, Trent Alexander-Arnold, Jordan Henderson dhe Fabinho, të cilët kanë nënshkruar kontrata afatgjata.

25-vjeçari shënoi 21 herë në të gjitha garat për “The Reds” sezonin e kaluar, por këtë sezon do të përballet me konkurrencë më të fortë për një vend në formacion, pas ardhjes së Darëin Nunez nga Benfica.

Ja si shprehet Jota për kontratën e re:

“Jam shumë krenar, më duhet ta them. Natyrisht që kur erdha dy vjet më parë, u konsiderova lojtar i rëndësishëm në këtë ekip. Kjo është ajo që doja që në fillim. Tani, nënshkrimi i një marrëveshjeje të re afatgjatë, është pa dyshim nga këndvështrimi i klubit provë e besimit për mua si lojtar.”