Showtime

“BBV 2”, pritet të hyjë edhe vajza e këngëtarit të njohur dhe Sara tregon nëse do e linte Ledrin të futej si konkurrent

02/22/2022 19:11
nga:Genita C

“Ftesë në 5” ka sjellë pamjet nga festa që organizoi Top Channel për Big brother VIP.

Moderatorja Arbana Osmani, e cila zbuloi lajmin e ëmbël se është në pritje të një fëmije, zbuloi se Big Brother VIP 2 do të vijë në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Ndërsa Sabiani zbuloi se vajza e tij, Kejsi ka marrë vendimin që të jetë pjesë e Big Brother VIP 2. Ndërsa Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës u pyet nëse do e linte këngëtarin të ishte pjesë e reality show ndërsa ai u shpreh:

“Nuk e besoj se kemi gocën dhe duhet të kujdesemi të dy. Deri vitin tjetër, goca do flasë dhe duhet ta pyes gocën. Mua nuk më pyet njeri.”

Askush nuk e dinte, Bora Zemani ishte në festën e organizuar nga produksioni i “Big Brother Vip”