Sporti

Shënoi golin e fitores, Okafor flet pas racizmit ndaj Maignan: Ne jemi të gjithë njësoj

01/20/2024 23:20
nga:Mergim Rreci

Noah Okafor , sulmuesi i Milanit, foli për DAZN pas fitores 3-2 kundër Udineses.

Ishte sulmuesi Okafor që me anë të një goli në fund të ndeshjes i dha fitoren skuadrës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Çfarë ndodhi me Maignan?
“Këto janë gjëra që nuk kanë të bëjnë fare me futbollin shkaktojnë dhimbje, nuk ka të zinj apo të bardhë. Ne jemi të gjithë njësoj”.

Sa të lumtur ju bën ky gol?
“Jam shumë i lumtur që kam shënuar dhe sepse goli im sonte vlen tre pikë. Çdo ndeshje dhe çdo gol është i rëndësishëm, unë jap gjithçka kur shkoj në fushë. Jam i interesuar vetëm të ndihmoj skuadrën.”

Besoni ende në Scudetto?
“Ne kemi cilësi të mirë në skuadër, duhet të mendojmë për tjetrën, të përqendrohemi në çdo ndeshje, duke u fokusuar se ku të përmirësohemi”.

/GazetaBlic Sport/