Deputeti nga LVV, Halil Thaçi, ka komentuar paralajmërimin e Bashkimit Evropian për masa të reja ndaj Kosovës, nëse situata nuk ndryshon.
Thaçi në një prononcim për GazetaBlic, thotë se hapja e Urës së Ibrit, për qarkullim të veturave nuk është dhe nuk do duhej të shihej si tensionim i situatës, përkundrazi është një situatë ku po shkon drejt normalizimit të plotë.
Ai thekson se institucionet e shtetit po sigurojnë dhe ndihmojnë qytetarët në komunat veriore të vendit.
“Për dallim nga shteti Serb që mbështeti sulmin terrorist në Bajskë dhe po e mbron kryeterroristin Radojqiç , institucionet e shtetit të Kosovës po sigurojn dhe po ndihmojnë qytetarët në komunat veriore të vendit dhe jo vetëm. Mbyllja e disa operatorve ilegal në atë pjes dhe hapja e urës së ibrit për qarkullim të veturave nuk është e as nuk do duhej të shihej si tensionim i situates, përkundrazi është një situat ku po shkon drejt normalizimit të plotë, mirpo për mendimin tim e kam përshtypjen që BE nuk është mirë e informuar apo ka rënë në lajthitje të lobit Serb e Rus”, tha ai për GazetaBlic.