Izraeli ka kryer atë që duket të jetë vala më e madhe e sulmeve ajrore në periferitë jugore të Bejrutit, pak përpara se kabineti izraelit i sigurisë pritej të diskutonte një armëpushim me Hezbollahun.
Sulmet e shumta goditën Dahieh, zonën ku është vendosur Hezbollahu në kryeqytet, dhe erdhën pasi ushtria izraelite lëshoi paralajmërime evakuimi për 20 ndërtesa. Pamjet e transmetuara në TV treguan një pamje dramatike të shtëllungave të shumta tymi që ngriheshin nga zona.
Rreth 30 minuta më parë, një sulm ajror goditi Nuweiri, në qendër të Bejrutit, pa paralajmërim, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Nuk ka asnjë koment nga ushtria izraelite.
Të paktën një ndërtesë u shemb dhe imazhet treguan turma që kërkonin nëpër rrënoja. Të paktën tre persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë.
Ky përshkallëzim ndodh vetëm disa orë përpara se të shpallej një armëpushim. Izraeli ka kryer gjithashtu sulme në jug të vendit, ndërsa Hezbollahu ka vazhduar të lëshojë raketa drejt Izraelit.