Lajme

BBC raporton për tentimikjen sensacionale të shqiptarit

03/29/2023 23:52
nga:G B

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Angli, ku i përfshirë është një shqiptar.

Etmond Lika, 32 vjeçar tentoi t’i ikë policisë në një mënyrë goxha të veçantë.

Lika u fsheh mbi dritaren e një kulmi, por tentativa e tij rezultoi e dështuar.

Ai u fotografua dhe pamjet u bën virale, teksa lidhur me ngjarjen ka raportuar edhe BBC.

Shqiptari shihet teksa qëndron “mbi kokën” e policit.

32-vjeçari u arrestua nga policia, si i dyshuar për kultivimin e kanabisit.

Ngjarja ndodhi në Kirkdale të Liverpoolit.

Etmond Lika, u dënua me dy vjet e katër muaj burgim nga Gjykata e Liverpoolit.