Euro2024

BBC bën gafën e madhe, “tallet” me Ronaldon duke e quajtur “Misstiano”

07/02/2024 11:36
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo tregoi edhe një herë të gjitha emocionet e tij në fushën e futbollit, por edhe gjithë pasionin që mbart me vete në moshën 39-vjeçare.

Kapiteni i Portugalisë ka fituar pothuajse gjithçka që mundi në karrierën e tij, duke përfshirë një titull të Kampionatit Evropian, por penalltia e humbur kundër Sllovenisë e bëri atë të ndihej jashtëzakonisht fajtor dhe të paaftë për t’u përballur me emocionet e tij.

Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot nga nervozizmi dhe duhej të ngushëllohej nga bashkëlojtarët e tij, por ndonëse lotët në fund u zëvendësuan nga një buzëqeshje, portugezi u sulmua nga televizioni më i famshëm britanik.

BBC gjatë analizës së tyre pas ndeshjes nuk tregoi klas dhe vendosi të tallet me kapitenin legjendar portugez, të cilin e quajti “Misstiano Penaldo”.