Mohamed Salah ka debutuar zyrtarisht me Trabzonsporin në kampionatin turk.
Egjiptiani u inkuadrua në minutën e 58-të ndaj Kasimpasa, duke regjistruar paraqitjen e parë me fanellën e skuadrës së re pas transferimit nga Liverpooli.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1, me Trabzonsporin që e nisi sezonin me një pikë. Salah pati mundësinë të ndihmojë skuadrën në pjesën e dytë, por nuk arriti të ndikojë në rezultat.
/GazetaBlic Sport/


