Lajme

Besim Mulaj bën thirrje që të festohet pa armë: Bizneset duhet t’i ulin çmimet për të lehtësuar jetën e qytetarëve

12/31/2024 09:39
nga:Genita C

Bizneseve të Kosovës, kandidati i LDK-së për deputet me numër 79, Besim Mulaj, u ka bërë thirrje që të tregojnë shpirtin e solidaritetit dhe humanizmit gjatë festave të fundvitit, raporton GazetaBlic.

Ai i ka ftuar ata të ulën çmimet për të lehtësuar barrën për qytetarët dhe mërgimtarët, duke e bërë këtë sezon festiv më të veçantë.

Po ashtu, Mulaj ka apeluar për festime pa përdorim armësh, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe harmoni në shoqëri.

Ai ka ftuar që të festohet me dashuri dhe kujtime të bukura, për të bërë këto festa të paharrueshme.

E plotë:

Të dashur biznese të Kosovës,

Në këto ditë të gëzueshme kur festimet e fundvitit sjellin bashkë familjet tona, ju bëjmë thirrje që të tregoni shpirtin e solidaritetit dhe humanizmit që na karakterizon si popull. Le të bëjmë festat e këtij viti të veçanta për të gjithë duke ulur çmimet dhe lehtësuar barrën për qytetarët dhe mërgimtarët që kthehen për të festuar në vendlindje.

Gjithashtu, ju ftojmë që të festojmë me zemër të hapur dhe plot dashuri, duke i thënë JO përdorimit të armëve në festime. Siguria dhe harmonia janë dhuratat më të mira që mund t’i ofrojmë njëri-tjetrit. Le të përqafojmë gëzimin e pastër dhe kujtimet e bukura, larg çdo rreziku.

Së bashku, mund t’i bëjmë këto festa të paharrueshme për të gjithë!

Sepse pa besim, s’ka ndryshim.

#BëhuNdryshimi, #lumiri2025

Gëzuar Festat dhe Vitin e Ri! 🕊✨

#Solidaritet #FestimeMeZemër #BashkëPërNjëKosovëMëTëMirë