Lajme

BE-ja ka qëndrim për 6 kushtet e Kurtit për formimin e Asociacionit, nuk e shpalos publikisht

02/06/2023 16:01
nga:Genita C

Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se në drekë pune me kryeministrin Albin Kurti kanë folur edhe për kushtet e paraqitura nga ky i fundit për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajçak tha se ia ka treguar Kurtit pozicionin e BE-së rreth kësaj, por këtë nuk deshi ta bëjë publike para gazetarëve.

“Kemi folur për këtë cështje dhe e informova kryeministrin rreth pozicionit tonë por s’dua ta bëjë publike analizën legale, ishte e dobishme që e diskutuam këtë”, tha ai.

Duke iu referuar Asociacionit, Lajçak tha se gjithçka që është nënshkruar duhet të zbatohet.

Lajçak tha se me Kurtin kanë diskutuar edhe për “përgatitjen e një takimi konstruktiv të nivelit të lartë” me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Diplomati europian tha se kjo ishte vizita e dhjetë në Prishtinë që nga shtatori.

Kurti ua çelë ambasadorëve të QUINT-it planin 6 pikësh për Asociacionin

Lajçak për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet