Lajme

Sekuestrohen pako me duhan pa banderola, u gjenden në Viti

10/03/2024 23:16
nga:G C

Dogana dhe Policia e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare RMV-RKS.

Sot edhe ka kryer një kontroll tek një subjekt afarist në qytetin e Vitisë ku edhe janë hasur produkte duhani pa banderola.

“Gjatē kontrollit janë hasur produkte duhani pa banderolla (pullë akcize) ku malli ështē sekuestruar dhe derguar në terminalin Doganorë”, thuhet në njoftim.