Showtime

Bashkim Saiti dhe Benida Nishani shfaqen krah njëri-tjetrit, çfarë i bëri bashkë?

03/17/2022 08:29
nga:G C

Bashkim Saiti dhe Beniada Nishani janë shfaqur së fundmi krah njëri-tjetrit. Ka qenë ish-konkurrenti i Për’puthen ai që ka publikuar në Instastory një video me modelen.

Ata shihen në ambientet e Top Channel ku duket se kanë qenë në një intervistë të përbashkët në “E diell”. E me atë rast, Bashkimi ka përfituar nga rasti të bëjë një video me Beniadën. “Shikoni me kë jam…O Beniadë ku po shkon? Njerëzit duan një foto me ty. Hajde ta bëjmë”-thotë ai në videon në fjalë.