Pasi u miratua Udhëzimi Administrativ për zgjedhjet në katër komunat në veri, profesori Mazllum Baraliu, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se ka shumë pengesa të cilat nuk varen nga udhëzimi.
Sipas tij, kërkesat janë politike dhe ato kërkesa janë nga ana e Serbisë.
“Ka shumë pengesa të cilat nuk varen nga një Udhëzim Administrativ. Janë çështje të cilat janë deklaruar ose janë rezervuar nga komuniteti atje dhe nga Beogradi që thjesht nuk deklarohen. Përkundër kërkesës tashmë të bashkësisë ndërkombëtare edhe në atë 20% për ta siguruar fillimisht atë kërkesën që të trajtohen nga KQZ, mandej edhe të votohet nuk ka gjasa dhe nuk ka siguri sepse ata kanë kërkesa politike dhe ato janë kërkesa të Serbisë”, tha Baraliu për Gazeta Blic.
Ai thotë se ky model po dëshmohet si më pak efikas, më pak i sigurt dhe më pak i realizueshëm, sepse të gjitha gjasat janë që nuk mund të realizohet. Naraliu thotë se Beogradi që nga nëntori i vitit të kaluar ka filluar duke i detyruar njerëzit të ndërpresin marrëdhëniet e punës dhe të dalin nga institucionet.
“Ky model po dëshmohet si më pak efikas, më pak i sigurt dhe më pak i realizueshëm, sepse të gjitha gjasat janë që nuk mund të realizohet sepse ska disponim politik as nga komuniteti atje. Beogradi dëshiron ashtu dhe ja ka fillu që nga nëntori i vitit të kaluar duke i detyruar njerëzit që të ndërpresin marrëdhëniet e punës dhe të dalin nga institucionet që ta destabilizojë Kosovën dha ta blejë dha ta shfrytëzoj kohën në mënyrë që ai të presë për një ecuri tjetër të punës të luftës atje në Ukrainë dhe Rusi dhe pastaj të përfitoj edhe pika diplomatike dhe politike”, shtoi ai.
Tutje Baraliu si zgjedhje të kësaj situate e sheh dorëheqjen e krytarëve, ku thotë se atje nuk ka asnjë keqpërdorim sepse ata njerëz po punojnë në kushte jo normale.
“Po dorëheqja do të ishte, që nga e para dorëheqja e këtyre kryetarëve,kështu atje tash nuk ka asnjë keqpërdorim asnjë abuzim asnjë skandal ata njerëz po punojnë në kushte jo normale dhe sidomos me antidisponim të atyre elementeve të Serbisë”, tha Baraliu për Gazeta Blic.
Ai thotë se dorëheqja e kryetarëve me një veprim të përbashkët do të ishte një akt moral dhe do të hapnin rrugë menjëherë për shpalljen e zgjedhjeve.
“Dorëheqja e kryetarëve të komunave me një veprim të përbashkët, të deklaroheshin, është akt moral dhe do të hapnin rrugë menjëherë për shpalljen e zgjedhjeve në bazë të ligjit për zgjedhjet lokale presidentja e vendit do ti shpallte zgjedhjet do të realizoheshin pa pengesë”, u shpreh ai.
Baraliu thotë se deri më tani nuk ka gatishmëri të japin dorëheqje dhe as nuk flitet për to nga ana e kryetarëve.
“Ska gatishmëri të japin dorëheqje as nuk flitet për to nga ana e kryetarëve të tanishëm të katër komunave në veri”, shtoi ai për Gazeta Blic.


