Bayerni po punon shumë për të rinovuar kontratën e Robert Lewandowskit, e cila skadon në vitin 2023.
Sipas të përditshmes gjermane Abendzeitung, Bayern përdori ceremoninë e Topit të Artë për të biseduar me agjentin e tyre Pini Zahavi dhe për t’u përpjekur të arrinte një marrëveshje, përcjell GazetaBlic Sport.
Kolosi bavarez do të jetë i interesuar të rinovojë për dy sezone, kështu që golashënuesi polak do të qëndronte në Mynih deri në vitin 2025.
Nga ana e tij, Lewandowski, 33 vjeç, ëndërron të bëjë kapërcimin drejt Real Madridit.
/GazetaBlic Sport/


