Robert Lewandowski ende nuk ka arritur të rregullojë të ardhmen e tij.
Bayern vazhdon të llogarisë te lojtari, edhe pse sulmuesi tashmë ka thënë se nuk do të kthehet. Klubi gjerman beson se golashënuesi polak do të tërhiqet nga vendimi i tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas shtypit gjerman, një delegacion i klubit bavarez ka udhëtuar drejt Majorkës, ku lojtari ndodhet me pushime, për të biseduar me sulmuesin. Por ai takim dyshohet se dështoi.
Bashkatdhetari dhe trajneri Tomasz Hajto kritikoi ashpër mënyrën se si Bayern po e trajton Lewandowskin: “Ai është thellësisht i zhgënjyer. Oliver Kahn tha se ai paraqiti një propozim për të rinovuar, por Robert tha se nuk e mori atë. Jemi shumë të zhgënjyer. Kjo çështje duhet të ishte zgjidhur nga brenda. Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse do të ishin Rummenigge apo Hoeness. Me ta nuk kishte arritur në publik. As Lewandowski dhe as Bayern nuk kanë nevojë për këtë teatër”, përfundooi ai.
/GazetaBlic Sport/


