Sporti

Bayerni ndryshon objektiv, Tuchel kërkon kapitenin e skuadrës angleze

01/19/2024 14:58
nga:E K

Kieran Trippier është objektivi i radhës për Bayern Munich në merkaton e janarit. Kampionët e Gjermanisë po kërkojnë për një mbrojtës të djathtë.

Nordi Mukiele ishte një ndër të preferuarit, por bavarezët po hasin vështirësi për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit të PSG-së.

Dhe fokusi i drejtuesve të Bayernit është kthyer nga Trippier, kapiteni i Newcastle në Premier League. Të cilin e kërkon me ngulm trajneri Thomas Tuchel.

33-vjeçari i korsisë së djathtë ka një përvojë të madhe. Trippier numëron 46 ndeshje me kombëtaren angleze, ndërkohë që transferimi në Bundesliga do e bashkonte me Kane dhe Dier.

Lojtarë me të cilët ka luajtur te Tottenhemi. Gjithsesi, trajneri Eddie Howe e vlerëson shumë dhe dëshiron ta ketë në skuadrën e tij deri në fundin e sezonit.

Por, gjithçka do të varet nga oferta e drejtuesve të Bayernit, pavarësisht se duket e vështirë që “Qymyrxhinjtë” anglezë të privohen nga kapiteni i tyre.