Sporti

Bayerni mund të përfitojë nga rasti, Haaland mund të luajë në “Allianz Arena” edicionin tjetër

12/25/2021 20:24
nga:Mergim Rreci

Një nga golashënuesit më të mirë të futbollit evropian, Erling Haaland mund të largohet nga Dortmundi verën e ardhshme për një shumë befasuese në krahasim me tregun e sotëm.

Zbulimi është bërë nga Oliver Kahn, drejtor aktual i Bayernit për gazetën Bild, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-reprezentuesi gjerman konfirmoi se sulmuesi norvegjez mund të largohet nga Signal Iduna Park verën e ardhshme për një tarifë prej rreth 75 milionë euro. Vlera që është e shënuar në klauzolën e zgjidhjes së kontratës dhe që do të jetë vendosur nga agjenti Mino Raiola.

I stërvitur në Bryne dhe Molde, të dy skuadra nga Norvegjia, Haaland iu bashkua Dortmundit në janar 2020. Në total, ai ka shënuar 76 gola në 75 ndeshje për skuadrën gjermane.

/GazetaBlic Sport/