Sporti

Bayerni ka një ofertë të madhe për transferimin e Harry Kane,

10/12/2022 16:36
nga:Mergim Rreci

Sipas të përditshmes së Mynihut TZ, skuadra bavareze ka si prioritet kryesor transferimin e Harry Kane.

Në konferencën për shtyp të Tottenhamit, 29-vjeçari anglez vlerësoi Bayernin. “Është një nga ato klubet më të mira, por unë jam i përqendruar te Tottenhami dhe të marr fitoren”, tha ai në paraqitjen paraprake me Eintracht Frankfurt, përcjell GazetaBlic Sport.

Tani, Bayerni po përgatit një propozim prej rreth 100 milionë euro për të bindur klubin londinez të shesë lojtarin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024.

Nëse konfirmohet, kjo do të ishte përvoja e parë e Kane jashtë futbollit anglez.

/GazetaBlic Sport/