Sporti

Bayerni fiton ndaj Barcelonës, Lukaku hero i Chelseat, Juventusi “shpartallon” Malmon

09/14/2021 22:58
nga:Lorik J

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Në kryendeshjen e ditës së sotme, Bayerni fitoi ndaj Barcelonës me rezultatin 0-3 në “Camp Nou”, shkruan GazetaBlic Sport.

Thomas Muller realizoi golin e parë në minutën e 33’të, kurse sulmuesi tjetër, Robert Lewandowski realizoi pas 66 minutave lojë. Lewa realizoi edhe njëherë në minutën e 84’të, për ta mbyllur çështjen e fituesit.

Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, Chelsea triumfoi minimalisht ndaj Zenitit të Rusisë në “Stamford Bridge”.

Chelsea fitoi me rezultatin 1:0, me golin që u shënua nga Romelu Lukaku pas 69 minutave lojë.

Juventusi triumfoi me rezultatin e thellë ndaj Malmos në Suedi.

Ekipi i Allegrit triumfoi me rezultatin 0:3. Alex Sandro, Dybala dhe Morata realizuan golat për Juventusin në këtë sfidë.

Më poshtë keni të gjitha rezultatet nga ndeshjet e sotme:

  • Barcelona 0-3 Bayern
  • Dynamo Kyiv 1-0 Benfica
  • Villarreal 2-2 Atalanta
  • Lille 0-0 Wolfsburg
  • Chelsea 1-0 Zenit
  • Malmo 0-3 Juventus

/GazetaBlic Sport