Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka përditësuar së fundmi për të ardhmen e yllit gjerman, Jamal Musiala.
Kampioni gjerman, Bayern Munich është duke përgatitur një propozim për kontratë të re për Jamal Musialan në vitin 2023.
Marrëveshja aktuale mes Bayernit dhe Musiala skadon në qershor të vitit 2026, por gjiganti gjerman dëshiron ta blindojë 19-vjeçarin me një marrëveshje afatgjate sa më shpejtë që është e mundur.
Po ashtu, Bayerni do të diskutojë për rinovim të kontratës edhe me Lucas Hernandez dhe Alphonso Davies.


