Sporti

Bayerni bën lëvizje për shërbimet e yllit të Barcelonës

07/13/2026 21:52
nga:G B

Bayern Munichu raportohet se ka shtuar interesimin për mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, teksa synon të përforcojë repartin defensiv për sezonin e ri.

Gjiganti bavarez ka bërë edhe kontaktet e para zyrtare pas paraqitjeve të shkëlqyera të francezit në Kupën e Botës këtë verë.

Sipas “BILD”, Bayerni ka hyrë në garën për Kounde dhe ditët e fundit ka kontaktuar njerëzit e afërt të lojtarit për të diskutuar mundësinë e një transferimi në “Allianz Arena”.

Klubi gjerman dëshiron të mësojë më shumë rreth situatës kontraktuale të mbrojtësit dhe gatishmërisë së tij për t’u larguar nga Barcelona pas një sezoni me ulje-ngritje në “Camp Nou”.

Megjithatë, burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se prioriteti i Kounde mbetet qëndrimi te Barcelona.

Pas paraqitjeve shumë të mira në Kupën e Botës, mbrojtësi është i vendosur të luftojë për vendin e titullarit dhe të dëshmojë vlerat e tij nën drejtimin e Hansi Flick. Deri tani nuk ka negociata zyrtare mes dy klubeve.

Edhe pse Kounde vazhdon të konsiderohet një lojtar i rëndësishëm, ai nuk shihet më si i paprekshëm nga Barcelona.

Për shkak të situatës financiare, drejtuesit katalanas janë të gatshëm të dëgjojnë oferta të mëdha për shumicën e futbollistëve, nëse vlerësimi ekonomik përmbushet.

Brenda klubit kishte pasur pakënaqësi për mungesën e vazhdimësisë në paraqitjet e tij sezonin e kaluar, gjë që kishte nxitur diskutime për të ardhmen e tij. Megjithatë, performancat në Kupën e Botës kanë ndryshuar ndjeshëm perceptimin.

Barcelona kishte ndërmarrë hapa për ta mbrojtur lojtarin edhe verën e kaluar, duke ia zgjatur kontratën deri në vitin 2030 për të shmangur interesimin e Manchester Cityt.

Pep Guardiola ka qenë prej kohësh admirues i Kounde, çka bëri që klubi katalanas t’i përmirësonte kushtet e kontratës dhe ta siguronte për një periudhë afatgjatë.

Tani, me Bayernin që ka hyrë seriozisht në garë, Barcelona përballet me dilemën nëse duhet ta shesë apo të vazhdojë të besojë se ai do ta transferojë edhe në nivel klubi formën e treguar me Francën.

Kounde ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë të Kupës së Botës 2026, duke u shndërruar në një titullar të padiskutueshëm në skuadrën e Didier Deschamps.

Ish-lojtari i Sevillas ka ofruar siguri në mbrojtje së bashku me William Saliba dhe Dayot Upamecano, ndërsa aftësia e tij për të neutralizuar sulmuesit anësorë ka rikujtuar klubeve më të mëdha evropiane se ai mbetet një nga specialistët më të mirë në pozitën e tij.

Kjo rikthim në formë është një lajm i mirë edhe për Barcelonën, pasi Kounde kishte kaluar një sezon me luhatje në nivel klubi. Edhe pse pati disa gabime që i kushtuan ekipit, paraqitjet me Francën e kanë rikthyer vlerën e tij në treg pranë shifrës prej 60 milionë eurosh.

“Kam kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030”, deklaroi së fundmi Kounde, duke riafirmuar angazhimin e tij afatgjatë ndaj projektit të klubit katalanas.