Sporti

Bayern transferon futbollistin e Premier League për 60 milionë paund

07/07/2024 21:45
nga:Lorik J

Michael Olise është futbollist i Bayern Munchen.

Klubi bavarez ka zyrtarizuar afrimin më të ri, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori 22-vjeçar vjen në gjermani pas një eksperience te Crystal Palace, teksa në sezonin e fundit u aktivizua në 19 ndeshje.

Bayernit, i kushtoi ky operacion diku te 60 milionë paund, ndërsa transferimi i Olise ka ardhur nga këmbëngulja e trajnerit Kompany.