Sporti

Bayern në kontakte me Tottenhamin, kërkon transferimin e Kane

07/03/2023 20:02
nga:E K

Bayern Munich ka shprehur prej kohësh interesim për shërbimet e Harry Kane.

Sipas raportimeve të mediave të huaja edhe sulmuesi anglez preferon një lëvizje te skuadra gjermane, shkruan GazetaBlic Sport.

Gazetari i Sky Sports, Florian Plettenberg ka njoftuar në rrjetin e tij social, Tëitter se Bayern ka nisur kontaktet me skuadrën angleze dhe së shpejti pritet një ofertë zyrtare për Kane.

Sipas tij negociatat po zhvillohen personalisht nga drejtori sportiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

/GazetaBlic Sport/