Titulli i 11-të radhazi i Bundesligës nuk mjaftoi për të ‘maskuar’ sezonin nën pritshmëritë e Bayern Munichut dhe CEO, Oliver Kahn dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, u shkarkuan dhe nuk do të jenë pjesë e strukturës për epokën e ardhshme.
Vendimi është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të Bordit, e cila u mbajt këtë javë dhe tashmë i është komunikuar Kahn dhe Salihamidzic, përcjell GazetaBlic Sport.
Në rastin e ish-portierit, vendin do ta zërë Jan-Christian Dressen, i cili është te Bayerni, me funksione në fushën financiare, që nga viti 2013.
Bayern Munich e ka zyrtarizuar tashmë largimin e dy elementëve:
FC Bayern Aufsichtsrat: Trennung von Oliver Kahn und Hasan Salihamidžić – Jan-Christian Dreesen neuer Vorstandsvorsitzender.
— FC Bayern München (@FCBayern) May 27, 2023


