Skuadra e Bayern Munich e pret sonte Villarrealin në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.
Bayern Munich dhe Villarreal ballafaqohen sonte në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Takimi i parë u mbyll me fitoren e skuadrës spanjolle me rezultatin 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Nagelsmann do të tentojë që ta përmbys rezultatin në ndeshjen e sotme, por nuk pritet që të jetë edhe aq lehtë.
Ja formacionet zyrtare për këtë takim.
Formacioni zyrtar i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Upamecano, Lucas Hernández; Sané, Kimmich, Goretzka, Coman; Müller, Musiala; Lewandowski.
Formacioni zyrtar i Villarrealit: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupiñán; Coquelin, Capoue, Parejo; Lo Celso, Gerard Moreno, Danjuma.


