Sporti

Bayern Munich studion terrenin për mesfushorë, në fokus edhe lojtari i Juventus

02/09/2024 19:59
nga:E K

Bayern Munich është në garë për titullin kampion në Bundesliga dhe në kulmin e sezonit teksa nga ana tjetër është impenjimi në Champions League. Megjithatë, kjo nuk i pengon drejtuesit bavarezë që të vijojnë punën për merkaton teksa synimi është përforcimi i repartit të mesfushës.

Nën shënjestër mbetet i zakonshmi Joao Palhinha nga Fulham. Gjermanët provuan edhe në janar, megjithatë në verë do të kenë kohën e duhur për të negociuar shifrat. Ndërkohë, një emër i ri në listën e bavarezëve është Adrien Rabiot.

Francezi që aktivizohet me Juventusin në Serie A, është në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe Bayern Munich do të tentojë ta joshë për ta transferuar me parametër zero në Bundesliga. Të tjerë profile që aktualisht janë në listën e rekordmenëve gjermanë janë edhe Martin Zubimendi i Real Sociedad si dhe Federico Redondo nga Argentinios Juniors.