Sporti

Bayern Munich shumë pranë rinovimit me një titullar

04/25/2023 22:11
nga:Mergim Rreci

Bayern Munchen është pranë rinovimit me një nga lojtarët më të rëndësishëm: Lucas Hernandez.

Mbrojtësi francez qëndron jashtë fushave prej nëntorit të vitit të kaluar, kur pësoi një dëmtim të rëndë në ligament.

27-vjeçari ka kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman deri në vitin 2024.

Sipas shtypit gjerman, akordi i ri mes palëve parashikon rinovimin deri në vitin 2027.

Lucas Hernandez është pjesë e Bayern Munchen prej verës së vitit 2019, kur u transferua në Bavari për 80 mln euro.