Sporti

Bayern Munich shqyrton mundësinë e transferimit të Rio Nguhmoha

06/05/2026 19:00
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të talentit 17-vjeçar Rio Ngumoha, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të akademisë së Liverpool FC.

Sipas raportimeve, kampionët gjermanë po e ndjekin me vëmendje zhvillimin e sulmuesit të ri, megjithatë deri në këtë moment nuk ka pasur kontakte zyrtare mes dy klubeve për një transferim të mundshëm, transmeton GazetaBlic Sport.

Nga ana e tyre, drejtuesit e Liverpoolit e konsiderojnë Ngumohan pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë dhe kanë bërë të qartë se lojtari nuk është në shitje. Klubi anglez synon të forcojë repartin ofensiv dhe e sheh talentin e ri si një element me potencial të madh për të ardhmen.

/GazetaBlic Sport/