Bayern Munich është e interesuar të përforcojë mbrojtjen.
Gjiganti gjerman është duke shikuar disa opsione për transferimin e një mbrojtësi për të përforcuar repartin defanziv, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas “L’Equipe”, Bayerni ka në radar mbrojtësin e PSG, Thilo Kerher.
Raportohet se Julian Nagelsmann dëshiron të shtojë konkurencën në fazën e mbrojtjes dhe e dëshiron transferimin e mbrojtësit të PSG.
24 vjeçari ka kontratë me parisienët deri në vitin 2023.
/GazetaBlic Sport/


