Bayern Munich ka mposhtur edhe Barcelonën në duelin e dytë në grupet e Champions League. Bavarezët ia dolën me rezultatin 2-0, në një ndeshje me dy fytyra.
Barcelona kishte disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, me Pedri, Lewandowski e Raphinha, por nuk ia dolën dot. Polaku i vetëm me Neuer goditi mbi shtyllë, përcjell GazetaBlic Sport.
Bayern pati vetëm një rast me Sabitzer, kurse pjesën e dytë e nisi në mënyrë fantastike, duke shënuar me kokë me anë të Lucas Hernandez. Më pas Sane shënoi edhe golin e dytë, ndërsa Barcelona nuk reagoi dot dhe doli pa pikë.
Bayern tani është i pamposhtur në 30 ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Champions League, statistikë kjo fantastike.
Bayern are now unbeaten in their last 30 Champions League group stage games:
WWWWWDWWWDWWWWWWWWWWDWWWWWWWWW
Unstoppable. ? pic.twitter.com/wgModRVRLD
— Squawka (@Squawka) September 13, 2022


