Sporti

Bayern Munich në krizë totale rezultatesh, lëkundet stoli i Tuchel

02/18/2024 22:06
nga:E K

Humbja 3-2 ndaj Bochum-it në Bundesliga vërtetoi edhe njëherë tjetër krizën në të cilën ndodhen kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.

Mungesa e rezultateve pozitive në Champions League dhe në kampionat janë duke tronditur fortë klubin e bavarezëve.

Në një situatë të tillë është e pashmangshme që pozicioni i trajnerit Thomas Tuchel të mbetet jashtë rrezikut.

50-vjeçari është në krye të Bayern Munich që nga marsi i vitit 2023, kur mori detyrën pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann.

Megjithatë rezultatet e fundit të bavarezëve në çdo kompeticion po lëkundin fortë stolin e teknikut gjerman, i cili momentalisht po kalon orë ankthi, pasi një vazhdimësi e tillë vështirë se mund ta lejojë ta mbajë drejtimin e Bayern-it për shumë gjatë.