Bayern Munich është ndalur me barazim ndaj Leipzig.
Bavarezët nuk mundën të marrin më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Leipzigut, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë të takimit e shënoi, Chupo Moting.Chupo Moting realizoi në minutnë e 38’të të takimit për avantazhin e Bayernit.
Vendasit golin e barazimit e gjetën në pjesën e dytë.
Asistimin e Szovoszlai e shfrytëzoi më së miri Halstenberg për të barazuar shifrat në minutën e 52’të të takimit.
Pas 16 ndeshjeve, Bayern prinë në Bundesliga me 35 pikë, kurse Leipzig në vendin e 3’të me 29 pikë.
/GazetaBlic Sport/


