Sporti

Bayern Munich me mision në Madrid, Reali i pamposhtur në 8 ndeshjet e fundit ndaj tyre

05/08/2024 20:26
nga:Mergim Rreci

Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja kthyese e fazës gjysmëfinale, ku Real Madridi dhe Bayern Munichu luftojnë për një vend në finale.

Real Madridi është nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i drejtuar nga Ancelotti është i pamposhtur në tetë takimet e fundit me Bayern Munich në UEFA Champions League (6 fitore barazime 2), ndërkohë që ata nuk kanë humbur asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit kundër tyre në ‘Santiago Bernabeu’ (6 fitore 1 barazime).

Ja formacionet zyrtare:

Real Madrid: Lunin, Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy, Tchouaméni, Kroos, Valverde, Bellingham, Vini Jr, Rodrygo.

Bayern Munich: Neuer; Kimmich, De Ligt, Dier, Mazraoui; Laimer, Pavlović; Sané, Musiala, Gnabry; Kane.

/GazetaBlic Sport/