Sporti

Bayern Munich me fitore të madhe ndaj PSG’së, Milani tregon traditën evropiane ndaj Tottenham

02/14/2023 22:59
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në Francë ndaj PSG’së, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar në ‘Parc des Princes’ ishte 0 me 1.

Një gol i Coman i dha fitoren skuadrës gjermane, fitore kjo që i jep një përparësi të madhe para ndeshjes kthyese.

Fitore shumë të rëndësishme ka siguruar edhe Milani ndaj Tottenham. “Rossonerët” kanë triumfuar me rezultat 1 me 0.

Brahim Diaz shënoi golin e vetëm në ndeshje, me spanjollin që tundi rrjetën në minutën e 7-të.

/GazetaBlic Sport/