Sporti

Bayern Munich me bilanc 100%, fiton edhe ndaj Dynamo Kiev

11/23/2021 20:42
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich ka arritur fitoren e radhës ndaj Dynamo Kiev, me bavarezët që triumfuan me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Lewandowski dhe Coman shënuan golat e fitores për skuadrën gjermane, kurse golin e nderit për ukrainasit e shënoi Garmash.

Bayerni vazhdon të jetë bindshëm në vendin e parë në grup, ku pas 5 ndeshjeve ka po aq fitore.

/GazetaBlic Sport/