Sporti

Bayern Munich me avantazh të thellë pas pjesës së parë ndaj Werder Bremen

11/08/2022 21:15
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Bayern Munich dhe Werder Bremen.

Rezultati pas 45 minutave është 4 me 1 në të mirë të bavarezëve, shkruan GazetBlic Sport.

Ishte një pjesë e parë fantastike nga skuadra e Nagelsmann, me Musiala, Gnabry dy herë dhe Goretzka që shënuan golat deri më tash.

Në anën tjetër, Jung shënoi për mysafirët dhe barazoi shifrat përkohësisht në ‘Allianz Arena’.

Një lajm shumë i keq është se Sadio Mane është lënduar vetëm 12 ditë para fillimit të Kupës së Botës, atje ku tashmë rrezikon pjesëmarrjen në të.

/GazetaBlic Sport/