Sporti

Bayern Munich – Manchester City, formacionet e mundshme

04/19/2023 09:27
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vjen sonte me dy ndeshje tjera fantastike.

Bayern Munich dhe Manchester City do të përballen në “Allianz Arena”, atje ku gjermanët do të kërkojnë përmbysje historike ndaj skuadrës angleze, por që natyrisht do të jetë shumë e vështirë për t’u arritur, shkruan GazetaBlic Sport.

“Qytetarët” triumfuan në ndeshjen e parë me rezultat 3 me 0 dhe tashmë me “një këmbë” janë në gjysmëfinalen e kompeticionit më të madh për klube në Evropë.

Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave:

Bayern Munich: Sommer; Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Musiala, Coman; Choupo-Moting

Manchester City: Ederson; Akanji, Dias, Ake; Stones, Rodri; Silva, Gundogan, De Bruyne, Grealish; Haaland

/GazetaBlic Sport/