Sporti

Bayern Munich konsiderohet favorit ndaj Real Madrid

04/07/2026 16:06
nga:Mergim Rreci

Real Madrid dhe Bayern Munich përballen sonte në një nga ndeshjet më të mëdha të sezonit, në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve.

Gjigantët evropianë, Real Madrid dhe Bayern Munich, do të zbresin në fushë me synimin e vetëm, të hedhin një hap të madh drejt gjysmëfinales.

Sfida pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese në Santiago Bernabeu, ku madrilenët do të kërkojnë të shfrytëzojnë avantazhin e terrenit vendas.

Historia e përballjeve mes këtyre dy klubeve është e pasur me emocione dhe momente dramatike, duke e bërë këtë ndeshje një “finale të parakohshme” për shumë tifozë të futbollit.

Superkompjuteri i Opta-s e konsideron Bayern Munich si favorit të lehtë për këtë ndeshje, duke i dhënë atyre 42.7% shanse për fitore, krahasuar me 33.2% për Real Madridin.

/GazetaBlic Sport/