Sporti

Bayern Munich i interesuar për Danilon, por negociatat në prag të dështimit

08/04/2021 13:06
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich thuhet se është i interesuar për mbrojtësin e Juventusit, Danilo, por bardhezinjtë po kërkojnë 30 milionë euro.

Sky Sport Italia raporton se kampionët e Bundesligës kanë pyetur për mbrojtësin brazilian, por Juventusi e ka refuzuar qasjen e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Bavarezët janë në kërkim të një mbrojtësi të ri të djathtë dhe trajneri Julian Nagelsmann, ka synuar Danilon.

Danilo mbërriti nga Manchester City në gusht 2019. Paraqitjet e tij në Serie A 2020-21 i siguruan atij një vend në skuadrën e Kupës së Amerikës në Brazil këtë verë, ku ai luajti shtatë ndeshje kur Selecao humbi finalen kundër Argjentinës.

Juventusi i ka kërkuar Bayernit të paguajë të paktën 30 milionë euro për 30-vjeçarin.

Shuma e kërkuar është shumë e madhe për Bayern dhe negociatat për këtë arsye kanë ngecur.

/GazetaBlic Sport/