Bayern Munich është në pritje të finalizimit të detajeve përfundimtare për nënshkrimin e Kim Min-jae pasi ai të përfundojë shërbimin ushtarak.
Bayern ka përgatitur një kontratë deri në vitin 2028 për koreano-jugorin dhe mediat gjermane raportojnë se gjithçka pritet të finalizohet shpejtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Kim do t’i kërkohet të kryejë tre javë trajnime ushtarake bazë dhe rezervë, të cilat do të zhvillohen midis qershorit dhe korrikut.
Kim dhe pjesa tjetër e skuadrës së Koresë së Jugut morën një përjashtim nga kryerja e shërbimit të plotë ushtarak pasi fituan medaljen e artë në lojërat aziatike në 2018, duke mposhtur Japoninë 2-1 në kohën shtesë të finales.
Sidoqoftë, lojtarëve u kërkohet ende t’i nënshtrohen stërvitjes ushtarake “alternative”, të cilën sulmuesi i Tottenham, Son Heung-min tashmë e ka përfunduar në vitin 2020.
/GazetaBlic Sport/


