Bayern Munich është gati të shesë Kingsley Coman te Al-Hilal, raporton Fabrizio Romano të martën.
Klubi saudit ka bërë një ofertë shumë serioze për të drejtat e anësorit 28-vjeçar, sipas informacioneve të gazetarit italian në rrjetet sociale.
Drejtuesit e bavarezëve janë gati të pranojnë ofertën e klubit nga Arabia Saudite dhe të shesin Coman. Vendimi për transferimin e mundshëm do të varet nga vetë futbollisti, i cili ende nuk ka dhënë një përgjigje të saktë për të ardhmen e tij.
/GazetaBlic Sport


