Sporti

Bayern Munich | Garë me kohën për Mane, senegalezi rikthehet stërvitjeve me top

02/01/2023 12:44
nga:Lorik J

Lajmi për Sasdio Mane do të gëzojë tifozët e Bayern Munichut, pak para ndeshjes me Paris Saint-Germain.

Dy javë para ndeshjes së parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, Sadio Mane vazhdon rrugëtimin e rikuperimit në qendrën sportive të bavarezëve, dy muaj pasi iu nënshtrua operacionit, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, futbollisti senegalez shihet i angazhuar në disa ushtrime me topin, ndonëse i ndarë nga pjesa tjetër e grupit.

Ai po përgatitet që të jetë gati pas dy javësh.