Sporti

Bayern Munich futet në garë me Arsenalin për shërbimet e Declan Rice

06/02/2023 23:45
nga:E K

Pak ditë më parë është raportuar mbi mundësinë e transferimit të mesfushorit anglez dhe kapitenit të West Hamit, Declan Rice, te Bayerni i Mynihut. Gazetari gjerman, Florian Plettenberg, raportoi këtë të premte se futbollistit i pëlqen ideja për të kaluar te gjigantët bavarezë dhe se transferimi mund të ndodhë vërtet.

Arsenali, i cili dukej se ishte shumë i interesuar për “yllin” e “Tre Luanëve, mund të humbë një tjetër objektiv të rëndësishëm, sikurse ndodhi në janar me sulmuesi ukrainas, Mykhailo Mudryk, që në momentin e fundit zgjodhi Chelsea-n.

Thomas Tuchel mund ta ketë bindur Declan Rice që të transferohet në Bundesligë dhe Bayerni tashmë po përgatit një ofertë zyrtare që arrin rreth 100 milionë euro.

Një shifër që West Hami vështirë se do të mund ta refuzojë, duke parë dhe dëshirën e vetë lojtarit për t’i bashkuar gjgantëve bavarezë.

Kampionët e Bundesligën kërkojnë “të blindojnë” mesfushën me një element të kalibrit më të lartë me qëllim ruajtjen e hegjemonisë në elitën e futbollit gjerman.