Bayern Munich e ka mposhtur Agusburgun e Elvis Rexhbeçajt.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Harry Kane realizoi të tre golat e ndeshjes, me sulmuesin anglez që tashmë ka 14 realizime në Bundesliga gjatë këtij sezonit.
Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj kishte paraqitje solide, duke u vlerësuar me notë 6.5.
/GazetaBlic Sport/