Sporti

Bayern Munich e fiton derbin ndaj Manchester United, Arsenal rikthehet me fitore të thellë ndaj PSV

09/20/2023 22:54
nga:Lorik J

Skuadra e Bayern Munich ka fituar derbin ndaj Manchester United në ‘Allianz’.

Bavarezët kanë fituar ndeshjen me rezultatin 4:3, shkruan GazetaBlic Sport.

Sane dhe Gnabry shënuan në minutën e 28’të dhe 32’të për të çuar ekipin e tyre në pushim me avantazhin 2-0.

Në pjesën e dytë, ‘Djajtë e Kuq’ u kthyen me një gol të shpejtë – i cili erdhi nga Hjolmund në minutën e 48’të.

Festa e anglezëve zgjati pak, pasi Kane realizoi katër minuta më pas nga penalltia.

Në fundin e takimit, Casemiro realizoi në minutën e 88’të – por sërish bavarezët u përgjigjën me golin e Tel në minutën e 92’të.

Në sekondat e fundit të duelit, Casemiro realizoi për rezultatin final 4:3.

Në ndeshjen tjetër, Arsenal fitoi me rezultat të thellë ndaj PSV’së në rikthimin e tyre në Champions League.

Saka, Trossard dhe Jesus realizuan golat në pjesën e parë – teksa Odegaard e mbylli ndeshjen me një eurogol në minutën e 70’të.

/GazetaBlic Sport