Sporti

Bayern Munich e fillon frikshëm edicionin e ri, fiton me gjashtë gola të shënuar ndaj Frankfurtit

08/05/2022 22:23
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich ka triumfuar bindshëm në ndeshjen e parë sezonale në Bundesliga.

Bavarezët triumfuan me rezultat 1 me 6 ndaj Eintracht Frankfurt, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte ky një start fantastik për kampionët në fuqi, të cilët shënuan plotë gjashtë herë në transfertën e parë.

Kimich, Pavard, Mane, Gnbary dhe Musiala dy herë i shënuan golat për skuadrën e Ngaelsmann, kurse Kolo Muani shënoi golin e vetëm për vendasit, pas një gabimi trashanik nga Neuer.

/GazetaBlic Sport/