Sulmuesi senegalez, Nicolas Jackson i është bashkuar Bayern Munich në formë huazimi nga Chelsea për një sezon, kanë njoftuar zyrtarisht të dy klubet.
Bavarezët do t’u paguajnë 16.5 milionë euro “bluve” nga Londra për qiranë, me kontratën që përfshin një klauzolë të detyrueshme lirimi prej 65 milionë eurosh në vitin 2026.
Kështu, Jackson do t’i kushtojë Bayernit gjithsej 81.5 milionë. Tek kampionët nga Gjermania, Jackson do të veshë numrin 11.
/GazetaBlic Sport/


