Sadio Mane me shumë gjasa do të largohet nga Liverpool në afatin kalimtar të transferimit të verës dhe tashmë ka nisur gara për yllin senegalez.
Pavarësisht lajmeve në orët e fundit se Bayern Munich do të kishte një avantazh të qartë ndaj lojtarit, mund të ketë një shans të fundit për Paris Saint-Germain, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas raportimeve të SportBild, klubi nga kryeqyteti francez nuk ka humbur shpresat dhe është gati t’i ofrojë lojtarit një ofertë më të lartë se ajo e bavarezëve.



